Skip to content
Të Gjitha

Tiranë/ Merr flakë apartamenti, evakuohen banorët, mes tyre 2 fëmijë

· 1 min lexim

Një apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët para pak minutash në Kinostudio.

Pallati ndodhet pranë Komisariatit Numër 4, ndërkohë zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijëve të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë.

Një 15 vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.

Ende vijon evakuimi i banorve, ndërsa deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.

Të paktën 3 makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.