Skip to content
Të Gjitha

Tiranë/ 40-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga ballkoni i pallatit nga kati i…

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.

Një grua 40-vjeçare, mësohet se është hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte duke i dhënë fund jetës.

Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa dyshohet se M.B., ishte në kushte të rënduara psikologjike.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vetëvrasjes.

Tiranë/Informacion paraprak

“Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

/GazetaReforma.com/