Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tirana, qyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një banese

08:02 15/01/2025
Reading Time: 3 min lexim

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone (që llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra). Për të blerë një apartament në Tiranë sipas të dhënave Numbeo-s për 2024 nevojiteshin 15.3 vite, e nënta më e shtrenjtë në Europë, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës Lisbonën një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 19.5 vite.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të apartamenteve në Europë disa shtete po shkojnë drejt masave të reja fiskale me qëllim zbutjen e krizës së strehimit për vendasit. Së fundmi në Spanjë, qeveria po mobilizohet për të ndërmarrë masa të reja fiskale.

Propozimi për vendosjen e një taksë 100% për blerësit e pasurive të paluajtshme të vendeve jo anëtare të BE-së, është një ndër masat që synohet të ndërmerret për zgjidhjen e krizës së strehimit dhe rritjen e çmimeve në nivele të papërballueshme për qytetarët e vendit.

Spanja propozon taksë 100% për blerjen e pronave nga qytetarët jashtë BE-së

Nëse bëhet krahasimi çmimet e shitjes së pronave ne qendër dhe jashtë saj në Tiranë pothuajse kanë arritur sa në Madrid. Sipas të dhënave të Numbeo, çmimet për metër katror në Madrid, në zonën afër qendrës për 2024 kanë arritur 6,416 euro për metër katror. Në zonat jashtë qendrës çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në Tiranë çmimet në kullat variojnë nga 5,000- 5,500 euro për metër katror sipas të dhënave të marra nga zyrat e shitjes. Në zonat jashtë qendrës në Madrid çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror. Në hyrje të Komunës së Parisit në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2023 (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%. Brenda Unazës së Tiranës çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro për metër katror.

Ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimet janë mbi 3,500 euro për metër katror. Periferia gjithashtu po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet. Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë çmimet janë 1,200 euro për metër katror.

Në Astir çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror. Në ndërtimet e reja pranë Bulevardit të Ri (në vijën e dytë të ndërtimit) çmimet sivjet arritën 2,000 euro nga 1,700 euro për metër katror që ishin vjet. Rritja 15%. Nga agjentët imobiliarë është ngritur shqetësimi se për shkak të çmimeve të larta kërkesa e familjeve për blerje për strehim është në rënie.

Të dhënat mbi nivelin e pagës mesatare gjithashtu bëjnë të ditur papërballueshmerinë e familjeve shqiptare për blerjen e apartamenteve për shkak të çmimeve të larta. Deri në tremujorin e dytë të 2024-s, paga mesatare mujore bruto në vend arriti në nivelin e 75,114 lekëve sipas të dhënave të INSTAT. Gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj. Në Spanjë të ardhurat mesatare bruto për 2024 llogariten në nivelin e 2,225 euro në muaj, sipas Eurostat. Si rrjedhojë, sipas Numbeo, Madridi renditet i 53-ti në Europë për përballueshmërinë e banesave (Tirana ishte e nënta), ku duhen 11.7 vite për blerje apartamenti./Monitor.al

Etiketa: banesaTirana

Të lidhura

Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

Numërimi i votave në të gjithë Qarkun e Vlorës ka përfunduar. Nga 449 qendrat e votimit, Partia Socialiste ka siguruar...

10:45 13/05/2025
Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati
Aktualitet

Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Beratit ka përfunduar, me Partinë Socialiste që ka siguruar 36,863 vota, ose...

10:39 13/05/2025
Para
Horoskopi ditor: 10 Shtator 2024

Horoskopi sot: 15 Janar 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

10:45 13/05/2025
Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

10:39 13/05/2025
Iu zhvatën 7 mln euro shtetasve gjermanë, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit

Korrupsion gjatë zgjedhjeve, SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës

10:24 13/05/2025
Numërohet gati një e treta e votave, kush parti kryeson

“Forca Real Madrit!”/ Qytetari në Elbasan voton për ekipin e zemrës

10:10 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.