Skip to content
Të Gjitha

Tirana nuk humbet kohë, prezanton trajnerin e ri Nevil Dede

· 1 min lexim

Ditën e djeshme u njoftua se Klubi i Tiranës shkarkoi nga detyra trajnerin teknik të bardhebluve,  Emmanuel Egbo.

Ky shkarkim erdhi pas humbjes përballë Korabit dhe eleminimit nga Kupa e Shqipërisë. Por kampionët në fuqi nuk humbën shumë kohë dhe sot kanë njoftuar trajnerin e ri ish kapitenin legjendar Nevil Dede.

I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Njoftimi i Tiranës

Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana.
Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjenNevilDede⚪️ #welcomeNevilDede🔵