Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“TIMS”/ Shefja e SHISH kërkoi dëshmi me dyer të mbyllura, debat me Salianjin

15:33 02/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Ka nisur sërish Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. Mbledhja e sotme ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Që në nisje të takimit, kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vjosa Hyseni ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa e saj ka nisur debatin që zhvillohet gjatë çdo marrjeje në pyetje të Komisionit.

“Lidhur me objektin e raportimit kërkoj që seanca të zhvillohet e mbyllur dhe me praninë e deputetëve që janë të pajisur me certifikatë. Raportimet në Kuvend duhet të mbrojnë informacionet e klasifikuara,”- tha Hysenaj.

Pas Hysenit, Salianji në cilësonë e kryetarit të Komisionit e mori sërish fjalën pas saj, duke kërkuar që takimi të mbahet me dyer të hapura dhe nëse ka informacione konfidenciale, mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Unë propozoj që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, e më pas nëse ka informacione të klasifikuar mund të kërkojë mbledhjen me dyer të mbyllura. Është e domosdoshme sepse deri më sot jemi njohur me të dhëna që as nuk mund të imagjinosheshin që do të kishin ndodhur në këto përmasa,”-tha Salianji në fjalën e tij. Pas tij, ishte zv.kryetari Toni Gogu, ai i cili kërkoi që çështja të hidhej për votim, gjë që solli sërish debat mes deputetëve.

Toni Gogu: Zoti kryetar kërkesën tuaj ta hedhim në votim. Që kjo mbledhje të vazhdojë në shinat e ligjshmërisë, hidheni në votim!

Ervin Salianji: Jeni të axhituar sot nuk e di çfarë keni. Unë mendoj që i shërben publikut që mbledhja të jetë me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Të heqim median, të heqim dritën dhe të bëhemi si lakuriq nate. Nuk shpëtoni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.

Por pavarësisht këmbënguljeve të opozitës, marrja në pyetje e Hysenit po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në të njëjtën mënyrë kanë dëshmuar deri më tani edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla; kryepolici Muhamet Rrumbullaku, ish-drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, Ervin Muça dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin. Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Komisioni hetimor për TIMS

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Berisha thyen arrestin e shtëpisë, presin me Metën “arkitektin” e neo-otomanizmit

Berisha thyen arrestin e shtëpisë, presin me Metën “arkitektin” e neo-otomanizmit

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English