“T’i vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë”, analisti i njohur amerikan shuplakë Francës dhe Holandës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme u mbajt në Tiranë, konferenca e SHBA-ve për Ballkanin.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, u shpreh se BE-ja nuk e ka mbajtuar fjalën disa herë për shqiptarët, por edhe për Kosovën, pasi nuk i liberalizoi vizat.

Sipas tij, me vendimin e 18 tetorit, BE i dha një goditje të fortë besueshmërisë së vetë, por rruga e Shqipërisë vijon të jetë perëndimi.

Gjatë konferencës foli edhe analisti i njohur, Danil Serwer.

Ky i fundit tha se Shqipëria e Maqedonia e Veriut, meritonin hapjen e negociatave dhe duhet të ndihen krenare.

Më tej ai shtoi, se Francës dhe Holanës duhet t’i vijë turp, për mënyrën sesi vepruan.

“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomie te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE. Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare. Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE” Daniel Serwer.

Ndërkohë, ambasadori Luigi Soreca, tha se BE dhe SHBA, do të jenë përkrah Shqipërisë, për ta ndihmuar, që të integrohet në familjen evropiane.

Edhe e e deleguara për punë e SHBA, Leyla Moses-Ones tha fjalën e saj.

Ajo u shpreh se Irani, Rusia dhe Kina, duan ta shfrytëzojnë Shqipërinë dhe më pas ta hedhin tutje.

Mirëpo sipas Ones, Shqipëria i ka refuzuar këto makinacione, pasi ka vendin në BE.

Shpërndaje
Share.

Komento