“Ti nuk njeh as, sport as art”! Deputeti ironizon Ramën duke publikuar fotot e tij të vjetra

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka zgjedhur një formë ndryshe për të ironizuar kryeministrin Rama, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Maliqi shkruan se ndonëse nuk është artist, e nuk di të luajë teatër e të pikturojë, ai është një njeri që është marrë me sport dhe e ka artin në shpirt.

Në postimin e tij deputeti Maliqi ka bashkangjitur edhe disa foto të tij të vjetra, ku ka marrë pjesë në aktivitete sportive.

“Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt.

Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen.

Të mos ishin ngjyrat si do përcaktoheshin skuadrat,logot,medaljet,simbolet e tifozëve?

Te mos ishte muzika asnjë zhaner i sportit nuk do kthehej ne balet,gjimnastike,koreografi apo thjeshte ski.

Sporti e arti janë dy gjuhe universale qe hapin e japin mundësi te pafundme për t’u shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht.

Po ti i dashur armik nuk njeh asnjërin zhaner, prandaj nuk ke si te kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt,disipline, prani e pavarësi.

Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat.” my way or the highway”, shkruan Maliqi.

Shpërndaje
Share.

Komento