U vetëvar me çarçaf në paraburgim, bashkëshortja tregon bisedat e fundit me të shoqin, i ati: Duam drejtësi!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ditë pas ngjarjes tragjike në burgun e Fierit, ku 51-vjeçari Bilbil Zekaj u vetëvar me çarçaf, familjarët e tij kërkojnë drejtësi.

Bashkëshortja e viktimës dhe i ati kërkojnë të dinë më shumë rreth vdekjes së tij, pasi ata hedhin dyshime nëse ishte vrasje apo vetëvrasje ajo e të afërmit të tyre.

I ati i viktimës është shprehur se lajmin për humbjen e djalit të tij e ka marrë vesh nga televizori dhe se as policia apo personelë të burgut nuk i kanë njoftuar më parpara.

51-vjeçari ishte akuzuar për trafik narkotikësh dhe në datën 26 maj do të dilte para drejtësisë për marrjen e vendimit.

Bashkëshortja e viktimës ka treguar edhe bisedat telefonike me bashkeshortin e saj, teksa është shprehur se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë në lidhje me ndonjë brengë.

Ajo thekson se se flisnin në telefon 2-3 herë në ditë dhe i thoshte gjithmonë të mos mërzitet, se do të dilte nga burgu dhe do t’i bënin punët bashkë.

Nga ana e tij, babai i viktimës akuzon policinë dhe burgun, se nuk i kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë, por ata e kanë marrë vesh nga televizori.

“Unë nuk kam pas asnjë pikë dyshimi, ka folur si çdo ditë në telefon dhe ka kërkuar vetëm fishat e insulinës.

Nuk me ka dhënë asnjë shenjë për këtë, prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin.

Flisnim çdo ditë në telefon dhe më thoshte mos u mërzit se unë punoj në fushë dhe më thoshte se do të vij unë dhe do ti bëjmë bashkë, mbaj fëmijët pranë.

Dua të drejtën e tij, ku u vra si ka ndodhur.

Nuk di të them asgjë pasi nuk më ka ënë asnjë dyshim, dhe kur e kam takuar vetëm më prit se do vij”, është shprehur bashkëshortja e Bilbil Zekajt.

Shpërndaje
Share.

Komento