Skip to content
Aktualitet

Thyen xhamat e restorantit dhe kundërshtuan policët, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

· 2 min lexim

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e poicisë në Dibër, pasi kanë thyer xhamat e një biznesi privat dhe  kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në komisariat. B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër, u arrestuan në flagrancë pasi  për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’ në Peshkopi. Materialet i kanë kaluar prokurorisë dhe ata do të hetohen për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Thyen xhamat e një biznesi privat si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër(vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit kanë kundërshtuar

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.