Thirrje tjetër nga Rama për studentët: “Nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Rama bën një tjetër thirrje për studentët në rrjetin e tij social në Instagram duke përdorur një shprehje të Eleonor Rusvelt në të cilën thuhet se nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë.

”Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë”, është mesazhi i kryeministrit në Instagram.

Ndërkohë ai vazhdon përsëri duke shkruar një shënim tjetër në Instagram dhe duke postuar një foto që i përket një proteste në SHBA në të cilën u protestua me këmbëngulje për dialog dhe si përfundim u arrit.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”, shkruan Rama në një shënim në Instagram.

Edhe në ditët e mëparshme Kryeministri ka deklaruar se është dakord me për 8 pikat, por duhet një dialog me studentët.
Nga ana tjetër, protesta e studentëve vijon para kryeministrisë dhe studentët vazhdojnë të jenë kundër dialogut dhe në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.                                

Shpërndaje
Share.

Komento