Skip to content
Të Gjitha

Thellohet tragjedia/ Pas vrasjes së 2 motrave në Ballsh, vëllai i tyre pëson vdekje klinike

· 1 min lexim

Vazhdon tragjedia që nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku Gazmend Musta masakroi me thikë gruan dhe motrën e saj, Gentiana dhe Merisa Caushin.

Mësohet se vëllai i dy vajzave kishte pësuar vdekje klinike pasi ishte ndjerë keq gjatë ceremonisë mortore të dy motrave të tyre.

Këtë fakt e bëri të ditur kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj, i cili tregoi dramën e kësaj familje gjatë një prononcimi për gazetarët.

“Kam qenë prezent edhe gjatë ceremonisë së varrimit dhe kam parë që ata kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mirë.”- tha ai.

Gjithashtu përveç këtij fakti, kryebashkiaku bëri me dije se edhe i ati viktimave ndodhej në gjendje të rëndë.

Babai i tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka qenë dhe i sëmurë. Ne jemi munduar që dhe do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër, duke i ndihmuar edhe nga ana ekonomike që t’i heqim një pjesë të shpenzimeve të funeralit. Do i propozojmë Këshillit Bashkiak miratimin e një fondi specifik për këtë rast.” përfundoi kryebashkiaku.