Thellohet tragjedia nga tërmeti, shkon në 30 numri i viktimave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar në 30 numri i viktimave të tërmetit shkatërrues, që goditi ditën e djeshme Shqipërinë.

Frika për rritjen e numrit të viktimave është e madhe, pasi ka ende njerëz që ndodhen nën rrënoja.

Forcat e shpëtimit, nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia vijojnë operacionet në zonën e Thumanës dhe në Durrës.

Zona më problematike është ajo e Thumanës, ku janë shembur shumë pallate.

Spitalet në Durrës e Tiranë janë të mbushur me të plagosur, ndërsa numri i tyre sa vjen e shtohet.

Mengjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni është shpallur ditë Zie Kombëtare, ndërsa NATO ka ulur flamurin shqiptar në gjysmë shtizë.

Viktimat e fundit janë nga familja Greku në Thumanë, ku u nxorrën të pajetë burrë e grua, ndërsa djali i tyre u gjet i vdekur pak më parë.

Shpërndaje
Share.

Komento