Manastirliu bën bilancin e tërmetit/ Dhjetëra persona të plagosur ende në spital, 8 në gjendje të rëndë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria ndodhet në situatën më të vështirë të 30 viteve të fundit, pas tërmetit shkatërrues të ditës së djeshme.

Raportohet se numri i viktimave ka kaluar 30-ën, ndërsa ka ende persona nën rrënoja.

Ministrja e Shëndëetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar në orën 10:30 të mëngjesit në spitalin ushtarak.

Ajo ka folur për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Sipas Manastirliut 8 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Gjithashtu po shihet mundësia që të transportohen drejt Italisë, për një djalë dhe një vajzë.

Aktualisht thotë ministrja, në spitalin e Traumës dhe të Durrësit ndodhen 62 persona, ndërsa në total janë trajtuar 658 të lënduar.

Deklarata e Manastirliut në spitalin Ushtarak:

8 janë në një gjendje të rëndë se të tjerët dhe janë në terapi intensive. Do vlerësohet në dinamikë gjendja e tyre. Jemi duke vlerësuar mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë më mirë. Të vlerësohen epikrizat dhe parametrat e domosdoshëm. Në tërësi përgjatë gjithë ditës dje dhe orët e sotme janë trajtuar në gjithë spitalet 658 të lënduar, një pjesë e madhe e të cilëve kanë lënë spiutalet. Janë 62 prej tyre janë në spitalin e Traumës dhe të Durrësit.

Qëndra e kordinimit vijon të ketë misionet në banesë sipas kordinimit që kanë në territor. Janë 1700 thirrje përgjatë 28 orëve që janë kryer dhe 280 ekipe dhe misione. Ndërkohë që puna vazhdon sepse kemi planin e rimëkëmbjes dhe do ofrojmë shërbime shëndetësore dhe ato sociale në kampet e ngritura për një plan afatgjatë të stabilizimit. Ajo që po bëhet është një mbështetje tërësore e qytetarëve që janë në kampe për të dhënë kujdesin shendetësor dhe psikosocial kaq të rëndësishëm.

Shpërndaje
Share.

Komento