Marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk janë të rëndësishme vetëm për rajonin, pasi duket se përbëjnë shqetësim edhe për Shtetet e Bashkuara dhe kjo na vjen e përforcuar nga një artikull i publikuar në “The Washington Post”.
Prestigjozja përmes artikullit “Trump fton për marrëveshje paqësore në “Rose Garden”, derisa pa zë punon për paqe mes Kosovës dhe Serbisë” ka shprehur përpjekjet e presidentit të SHBA për të ulur tensionet.
Trump po kërkon të çtensionojë situatën mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që këto të fundit të arrijnë në një marrëveshje paqësore përfundimtare që ka për të zgjidhur komfliktin.
Gjithashtu në artikull është përmendur edhe takimi i Thaçit me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili njihet si njeri i afërt i presidentit Trump.
“Presidenti Thaçi dhe unë biseduam për rëndësinë që të merren vendime afatgjata në vend të reagimeve afatshkurta. Jam i kënaqur që ai u pajtua dhe u zotua se do të punojë t’u jepet fund taksave që janë vënë tash vonë në produktet e Serbisë”, ka thënë ambasadori Grenell për “The Washington Post”.
Sipas RTK edhe vet Thaçi është zotuar për angazhim në ndryshimin e këtyre marrëdhënieve dhe sigurisht në ndryshimin e kursit të tarifave sanksionuese në të gjitha mallrat serbe, nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë..
“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Ëashington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, ka shkruar Thaçi në rrjetet e tij sociale.