Skip to content
Kryesore

“The Guardian”: Serbia dhe problemet e Vuçiq në raport me fqinjtë

· 2 min lexim

Gazeta britanike “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull të gjatë situatës në Serbi dhe presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, në raport me fqinjët.

Në artikull thuhet se partia fituese e zgjedhjeve është ajo e presidentit Vuçiq, SNS, e cila thotë se quhet gabimisht Parti Progresiste.

Sa i përket zgjedhjeve në Serbi, ‘The Guardian’ shkruan se ato nuk ishin zgjedhje të pastra dhe të ndershme, siç i konsideroi Vuçiqi. Kjo pasi OSBE-ja kishte një qëndrim tjetër.

“Zgjedhjet e 17 dhjetorit, tha një deklaratë nga ekipi i tij ndërkombëtar i vëzhguesve, u zhvilluan në ‘kushte të padrejta’, të dëmtuara nga “anshmëria në media, presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike. U vunë re raste të frikësimit dhe “parregullsive serioze” duke përfshirë blerjen e votave dhe mbushjen e kutive të votimit. Janë bërë akuza të tjera se serbët e Bosnjës u futën me autobusë në masë për të votuar në mënyrë mashtruese në Beograd”, shkruan “The Guardian”.

Thotë po ashtu se qasja zbutëse e Perëndimit ndaj Vuçiçit mund të mbarojë së shpejti. Pastaj përmend edhe paralajmërimet e konfliktit të rinovuar rajonal të cilat thotë se premtojnë të detyrojnë një linjë më të ashpër në Bruksel dhe Uashington.

Por, gazeta thotë se BE-ja mund të bëjë presion mbi Serbinë, “nëse dëshiron”, pasi është një nga investitorët kryesorë në ekonominë në rritje të Serbisë.