Skip to content
Rajoni

Thaçi pas takimit me Lajçak: BE-ja të hedh në tryezë njohjen reciproke

· 1 min lexim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçit tha pas takimit me përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajçak se Brukseli zyrtar duhet të hedh në tryezën e bisedimeve marrëveshjen për njohje reciproke.

“Besoj se BE-ja është unike do të hidhet në tavolinë njohja reciproke. Sepse njohja reciproke mund të jetë mundësi e mirë që garanton fqinjësi të mirë dhe garanton të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë”, theksoi  Thaçi gjatë konferencës për shtyp.

Kreu i shtetit të Kosovës shtoi se takim është biseduar dhe gjetja e  mundësisë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Para pak çastesh takova Lajçakun, mund të konkludoj se biseda jonë ka qenë miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësisë për arritjen e marrëveshjes finale me njihje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Thaçi i cili vuri në dukje dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Besoj fuqishëm besoj se e ardhmja është anëtarësimi në BE dhe BE-ja duhet të nis procedurat për liberalizim të vizave sepse është vonuar shumë” nënvizoi presidenti i Kosovës.

 

/Gazetareforma.al/