Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tha se është kërcënuar pas publikimit të videos! Artan Hoxhën e thërrasin në polici teksa është live në emision, Fevziu: “Të çoj unë”

22:52 22/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në nëntor të vitit 2019 gazetari Artan Hoxha  deklaroi se kishte një video të një politikani, por nuk dha detaje të tjera.

Mirëpo, tërmeti i 26 nëntorit, siç ka pranuar Hoxha, e hoqi nga vëmendja e tij këtë filmim.

Disa ditë më parë ai ishte i ftuar në “Opinion”, ku po diskutohej rreth ligjit të dekriminalizimit dhe kryebashkiakëve.

Ai iu rikthye sërish çështjes në fjalë, duke deklaruar se në video është një kryetar bashkie që konsumon lëndë narkotike në ambiente publike.

Kjo deklaratë e tij u shoqërua me një lumë komentesh dhe aludimesh.

Ky filmim tashmë është publikuar dhe pretendohet se protagonist i videos është krybashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Pamje nga videoja

Mirëpo, gazetari deklaroi pak më parë në studion e ABC News se është kërcënuar që kjo video të mos publikohej.

Pas deklaratës së tij rreth videos në fjalë, përveç gazetarit kërcënime kanë marrë edhe njerëzit pranë tij.

Kështu, ai i bëri thirrje policisë të marrë masa rreth këtyre kërcënimeve.

Së fundmi, gazetari Artan Hoxha është kërkuar që të deponojë në Polici.

Rovena Voda, sipas Fevziu, ka kërkuar që Hoxha të shkojë në Policië për të dhënë dëshminë e tij.

“Më thonë që të ka kërkuar zv.ministrja e Brendshëm në Polici. Më vjen informacioni nga ABCNews.Të çoj unë mbrapa! Se ta kam marrë dorën sa në Prokurori, sa në Polici.

Artan HOXHA: Është më kollaj të më çojnë mua atje se të marrin atë. Kjo është më kollaj, si puna e atij avionit me drogë. Është më kollaj të marrësh atë gazetarin hetoje, trysnoje sesa të bësh hetime. Unë pres një reagim nga ai që drejton këtë vend.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Artan hoxha blendi fevziu

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Çfarë po ndodh? Pas Vlorës, FNSH dhe agjentët e anti-drogës "zbarkojnë" në Sarandë, në kërkim të personave të shpallur në kërkim

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English