Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tha se do ta padisë, Salianji i përgjigjet Allës: Duket qartë si fshesë me korent duke thithur kokainën

16:27 23/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka deklaruar, se do të padisë ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, pas akuzave për videon ku shfaqet duke pirë kokainë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Salianjit, i cili largoi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se PD i është referuar medias dhe nuk ka bërë asnjë verifikim vetë.

Në një prononcim për “Report Tv”, ish-deputeti u shpreh, se në video kryebashkiaku duket qartë si fshesë me korent, duke thithur kokainën.

“Sasia e kokainës që ishte aty dhe njerëzit aty ka shkelje të ligjit. Në lokal nuk lejohet duhani dhe jo më substanca të tjera, që duhet të dalë nga hetimi se cfarë ishin. Nga ana ligjore janë këto elementë, ndërsa nga ana morale mund ta gjykojnë të gjithë vetë. Unë kam mbrojtur dhe do të mbroj interesin publik dhe do të denoncoj me emër, ky është një investigim gazetaresk, që i jam referuar. Qeveria duhet ta shkarkojë menjëherë, pasi në një tjetër rast ish-kryebashkiaku i Dibrës u shkarkua menjëherë për një vepër pak më të rëndë apo të ulët. Ky është një njeri me rrezikshmëri të lartë. Ky është kryebashkiaku i gjashtë i kapur me afera” tha ai.

Më tej Salianji u pyet, se si do të veprojë, nëse denoncimi nuk rezulton i vërtetë.

Ai u shpreh se PD do të mbajë përgjejësi, ashtu si për akuzat e tjera kundër ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, Habilajve, apo grupeve të tjera.

“Sikur kemi mbajtur përgjegjësi për akuzat e tjera, kundër Rroshit, Pjerit, Habilajt apo grupeve të tjera. Kemi 7 vite që denoncojmë me emër dhe janë të faktuara. Për rastin konkret ka qenë investigim gazetaresk. PD-ja i është referuar medias. Dje kam parë fotot dhe shkrimet në media dhe nuk kemi pasur asnjë dijeni tjetër. Nëse do ta kishim do të bënim verifikimet tona, por është rast gazetaresk i pavarur. Ai duket qartë si fshesë me korrent duke thithur kokainën. Për të gjitha denoncimet që kanë ardhur nga PD-ja i faktuar me prova, ka edhe të tjerë që janë përfshirë në aktivitete kriminale”, përfundon Salianji.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: allafshese me korentsalianji

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

I dyshuar kryesor për vrasjen në Astir, Noel Dishi vetëdorëzohet në polici

Lajmet e fundit

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English