Testet për koronavirusin, Rama: Do e bëjmë si Zvicra, vetëm të sëmurët kronikë dhe ata mbi 65 vjeç

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga çështjet më të debatuara të momentit është numri i testimeve për koronavirusin. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “News24”, tregoi se si po veprojnë organet kompetente.

Shefi i qeverisë tha se 80% e atyre që preken nga virusi nuk do ndiejnë asgjë dhe nuk do ta kuptojnë kurrë.

Më tej ai shtoi se Shqipëria po ndjek shembullin e Zvicrës, e cila po teston ata mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Të tjerët vijoi Rama, duhet të qëndrojnë në shtëpi.

“80% e atyre që do preken nga ky virus nuk do të ndjejnë asgjë dhe nuk do ta kuptojnë kurrë që u prekën, ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi. Zvicra ka vendosur të testojë vetëm ata që janë 65 vjec, pse? Sepse janë më të prekshmit dhe më të dobëtit si dhe ata me sëmundje kronike, për të tjërët këshilla është qëndro në shtëpi. Kjo historia e testeve ka hapur debat por në të gjithë rajonin fokusi është tek më të rrezikuarit”, u shpreh Rama.

Kujtojmë këtu se në vendin tonë janë shënuar 59 raste me koronavirus dhe dy viktima.

ISHP bëri me dije se 30 prej të infektuarve ndodhen në spitalin Infektiv, ndërsa pjesa tjetër nëpër shtëpi.

Shpërndaje
Share.

Komento