Skip to content
Bota

Test i shpejtë anti-Covid, si ai i shtatzënisë/ Ja ‘shpikja’ e fundit e shtetit afrikan

Koronavirus do të ketë një mënyrë shumë të shpejtë dhe të lehtë për t’u diagnostikuar, njësoj si të bësh një test shtatzënie. “Shpikja” e fundit nuk vjen nga një shtet i zhvilluar si ato…

· 2 min lexim

Koronavirus do të ketë një mënyrë shumë të shpejtë dhe të lehtë për t’u diagnostikuar, njësoj si të bësh një test shtatzënie. “Shpikja” e fundit nuk vjen nga një shtet i zhvilluar si ato të BE-së apo Amerika, por nga një shtet që nga shumë konsiderohet si “Botë e tretë”.

Një shtet nga Afrika është gati të sjellë testimin e shpejtë për virusin në kontinent.

Instituti “Pasteur”, një qendër kërkimore biomjekësore në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, është afër prodhimit të një testi provë për koronavirusin, që mund të japë rezultate brenda pak minutash.

Instituti po drejton një sipërmarrje të re të quajtur “DiaTropix”, e cila ka punuar në partneritet me pesë organizata kërkimore që nga marsi, për të krijuar testin, duke përfshirë “Mologic” në Mbretërinë e Bashkuar.

Amadou Sall, drejtor i Institutit “Pasteur” dhe “DiaTropix”, tha se, testi do të kushtojë vetëm 1 USD.

“Kjo është një teknologji shumë e thjeshtë, si një test shtatzënie që mund ta përdorni kudo në nivelin e komunitetit, i cili është i rëndësishëm për Afrikën”,- tha ai.

Sipas Mologic, ky testim i shpejtë nuk kërkon energji elektrike ose ka nevojë për analiza laboratorike. Testi përbëhet nga një shirit i thjeshtë provë i vendosur në një njësi plastike, ku hidhet një sasi e vogël gjaku, e ngjashme me testin e insulinës. Gjaku testohet për antitrupa të lidhura me koronavirusin dhe rezultati tregohet në shiritin e provës.

Paketat e testimit të shpejtë Covid-19 do të jenë së pari të disponueshme në kontinent përmes qeverive dhe organizatave shëndetësore. Ndërsa deri në shkurt 2021 do të prodhohen nga 10 deri në 15 milion mostra.

/Burimi: BBC/ Përktheu: GazetaReforma.com/