Skip to content
Të Gjitha

Terrorizuan fshatin duke qëlluar me kallashnikov, një adoleshent në pranga dhe një tjetër në kërkim

· 2 min lexim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 16- vjeçar, ka shpallur në kërkim një 15-vjeçar, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 4 adoleshentë të moshës 15 e 16 vjeç.

Këta të fundit qëlluan në ajër me një armë zjarri kallashnikov.

Banorët e Hotit të Ri kanë njoftuar policinë, pasi dëgjuan të shtënat.

Blutë erdhën menjëherë në vendngjarje dhe neutralizuan adoleshentët, njëri prej të cilëve mundi të largohej.

Gjithashtu u sekuestrua edhe kallashnikovi me të cilin kishin qëlluar në ajër.

Arma i përkiste E.Z., të cilit iu vunë prangat.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Qëlluan me armë zjarri në ajër, në fshatin Hot i Ri, reagimi në kohë i Policisë vë në pranga një 16-vjeçar, shpallet në kërkim një 15-vjeçar, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 adoleshentë të moshës 15 e 16 vjeç, për prishje të rendit e qetësisë publike.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, më të cilën adoleshentët kanë qëlluar në ajër.

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë ardhur telefonata nga banorët se midis fshatit Hot i Ri dhe Grudë e Re po qëllohej me armë zjarri nga disa adoleshentë.

Me marrjen e informacionit, është organizuar puna duke ngritur një grup drejtimi për shërbimet e Policisë që do shkonin në vendngjarje, për shkak se personat që qëllonin ishin adoleshentë, me qëllim që gjatë ndërhyrjes së Policisë të mos kishte pasoja.

Forcat “Shqiponjat” dhe disa Patrulla të Përgjitshshme, nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan në fshatin Hot i Ri, lokalizuan vendin dhe me profesionalizëm neutralizuan adoleshentët, njëri prej të cilëve mundi të largohej.

Shërbimet e Policisë, në vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, e cila rezultoi se i përkiste shtetasit E. Z..