Terminali i ri ndërqytetas, shoferët e pasagjerët të revoltuar: “Është dyfishuar edhe koha, edhe kostoja”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dielën terminali ndërqytetas u zhvendos në zonë e kthesës së Kamzës.

Ishte kryebashkiaku Veliaj ai që lajmëroi se Tirana ka filluar zbatimin e projektit të Unazës së Madhe, duke boshatisur kështu akset e zonës së Astirit dhe ish-Doganës, ku ishin vendosur më parë terminalet përkatëse të linjave interurbane të jugut dhe të veriut.

Terminali i ri do t’iu shërbejë 63 linjave.

Mirëpo, ky ndryshim është pritur jo mirë nga shoferët dhe pasagjerët.

Deri tani e bënim dhe me këmbë rrugën deri tek terminali…ndërsa tani na është dyfishuar edhe koha edhe kosto…është tepër larg për t’u bërë në këmbë, kështu që na duhet të përllogarisim kohën që do mbetemi në trafik nëse marrim urbanin, si edhe lekët që na duhen çdo ditë,” ka deklaruar për Reporter.al një studente, e cila ishte ulur në autobusin e Fushë-Krujës dhe priste për t’u kthyer në shtëpi.

Tani që kanë bashkuar Jugun me Veriun nuk ka më, është bërë Kabul.Tani që jemi larguar akoma më shumë nga qendra, të gjithë punën na e marrin furgonat e paligjshëm të Zogut të Zi,” -është shprehyr një nga shoferët e linjës së Laçit.

Po ashtu, problem është edhe fakti që terminali i tanishëm është në periferi, çka sjell vështirësi për pasagjerët për shkak të largësisë dhe trafikut.

Neve mezi na mbushen furgonat me pasagjerë pasi askush nuk do të humbasi kohë të vijë deri këtu,” shtoi shoferi. Për të arritur në këtë terminal nëpërmjet linjave të transportit urban duhet afërsisht rreth 25 minuta nga qendra – duke përshirë këtu trafikun e rënduar gjatë ditëve të javës. Ndryshe nga studentët që udhëtojnë çdo ditë drejt Tiranës, pasagjerët që udhëtojnë me rrallë shprehen se ky ndryshim nuk u ka ndikuar në përditshmërinë e tyre. Asgjë nuk ka ndryshuar. Njerëzit e marrin vesh shpejt lajmin e ri dhe mësohen me çdo ndryshim,” tha një pasagjerë.

Disa nga shoferët u shprehën se ky terminal është më i përshtatshëm për linjat e Veriut, dhe se nuk është aspak me leverdi për linjën e Durrësit apo ato të Jugut.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptim deri në një përmirësim të situatës.

Shpërndaje
Share.

Komento