Fshehu dënimin e mëparshëm, efektivi i Gardës së Republikës dënohet me burg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gradisti RR.A. është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës.

Ai nuk kishte vetëdeklaruar në formular një dënim penal për “vjedhje të energjisë elektrike”.

Kështu, ai është dënuar për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”.

Por, dënimi i tij është konvertuar në 8 muaj shërbim prove.

Në vendimin e saj Gjykata e Tiranës, ka caktuar periudhën 8 mujore si kushtin që gjatë kësaj kohe gardisti, të mos kryejë asnjë vepër penale dhe mos shoqërohet me persona të dënuar.

Dosja në prokurori është regjistruar me informacionet e përcjella nga oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme.

Gardisti ka deklaruar se këtë lloj dënimi nuk e ka pasqyruar, pasi e ka keqkuptuar pyetjen në formularin e dekriminalizimit, duke mos e konsideruar si dënim me burgim, për faktin se ishte dhënë me kusht dhe më pas ishte amnistuar.

Por pavarësisht pretendimeve të gardistit, Gjykata e Tiranës, ka vendosur dënimin e tij me 4 muaj burgim duke ja konvertuar në shërbim prove për një periudhë 8 mujore.

Shpërndaje
Share.

Komento