Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Terminali i ri ndërqytetas, shoferët e pasagjerët të revoltuar: “Është dyfishuar edhe koha, edhe kostoja”

23:01 13/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Të dielën terminali ndërqytetas u zhvendos në zonë e kthesës së Kamzës.

Ishte kryebashkiaku Veliaj ai që lajmëroi se Tirana ka filluar zbatimin e projektit të Unazës së Madhe, duke boshatisur kështu akset e zonës së Astirit dhe ish-Doganës, ku ishin vendosur më parë terminalet përkatëse të linjave interurbane të jugut dhe të veriut.

Terminali i ri do t’iu shërbejë 63 linjave.

Mirëpo, ky ndryshim është pritur jo mirë nga shoferët dhe pasagjerët.

“Deri tani e bënim dhe me këmbë rrugën deri tek terminali…ndërsa tani na është dyfishuar edhe koha edhe kosto…është tepër larg për t’u bërë në këmbë, kështu që na duhet të përllogarisim kohën që do mbetemi në trafik nëse marrim urbanin, si edhe lekët që na duhen çdo ditë,” ka deklaruar për Reporter.al një studente, e cila ishte ulur në autobusin e Fushë-Krujës dhe priste për t’u kthyer në shtëpi.

“Tani që kanë bashkuar Jugun me Veriun nuk ka më, është bërë Kabul.Tani që jemi larguar akoma më shumë nga qendra, të gjithë punën na e marrin furgonat e paligjshëm të Zogut të Zi,” -është shprehyr një nga shoferët e linjës së Laçit.

Po ashtu, problem është edhe fakti që terminali i tanishëm është në periferi, çka sjell vështirësi për pasagjerët për shkak të largësisë dhe trafikut.

“Neve mezi na mbushen furgonat me pasagjerë pasi askush nuk do të humbasi kohë të vijë deri këtu,” shtoi shoferi. Për të arritur në këtë terminal nëpërmjet linjave të transportit urban duhet afërsisht rreth 25 minuta nga qendra – duke përshirë këtu trafikun e rënduar gjatë ditëve të javës. Ndryshe nga studentët që udhëtojnë çdo ditë drejt Tiranës, pasagjerët që udhëtojnë me rrallë shprehen se ky ndryshim nuk u ka ndikuar në përditshmërinë e tyre. Asgjë nuk ka ndryshuar. Njerëzit e marrin vesh shpejt lajmin e ri dhe mësohen me çdo ndryshim,” tha një pasagjerë.

Disa nga shoferët u shprehën se ky terminal është më i përshtatshëm për linjat e Veriut, dhe se nuk është aspak me leverdi për linjën e Durrësit apo ato të Jugut.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptim deri në një përmirësim të situatës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bashkia e TiranesPakenaqesipasagjeretTerminali nderqytetas

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para

Fshehu dënimin e mëparshëm, efektivi i Gardës së Republikës dënohet me burg

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English