Tërmeti nxjerr jashtë funksionit spitalin e Laçit, pacientët transferohen në Lezhë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Godina e spitalit të Laçit ka marrë dëmtime të shumta gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe ka dalë jashtë funksionit.

Specialistët që kanë bërë verifikimet e godinave, kanë dalë në konkluzionin, se brenda nuk mund të qëndrojn pacientët dhe mjekët, pasi përbën rrezikshmëri.

Spitalit i është vendosur shiriti dhe pacientët janë transferuar në spitalin e Lezhës.

Gjithashtu jashtë spitalit janë ngritur edhe çadra për të ofruar shërbimin e urgjencës, deri në momentin që do të mbarojnë riparimet.

Kemi evakuuar shumicën e shërbimeve në spitalin e Lacit, në Lezhë. Po ngrihen dy tenda mjekësore, kemi marrë disa nga godinat që po i përdorim në afërsi të spitalit të Laçit. Sot kemi një ambulancë që është duke kryer kontrolle në të gjithë banorët që ndodhen në çadra. Godina është nxjerrë për tu evakuuar deri në një rikonstruksion të pjesshëm apo në ndërhyrje në muraturë apo pjesë të tjera, pra nuk është për tu shembur. Më e rëndësishme është të ketë siguri për pacientët, shprehet Etjen Xhafaj, Përfaqësues i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për Qarkun Lezhë.

Shpërndaje
Share.

Komento