Tërmeti në Turqi. Reagojnë politikanët shqiptarë: “Nuk harrojmë mbështetjen e popullit turk. Gati për ndihma”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tërmeti 6.8 ballë i shkallës rihter ka tronditur Turqinë.

Deri tani raportohet për 15 të vdekur dhe 300 të plagosur.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i politikanëve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka shprehur mbështetjen nga Turqisë, duke shkruar:

Jam i shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit që tronditi Turqinë. Në këto momente të vështira, ndodhemi pranë vëllezërve tanë turq, të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”.

Po ashtu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur gatishmërinë e menjëhershme për të dërguar ndihma në Turqi.

Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës, Behegjet Pacolli shkruan:

“Me shqetësim po ndjekë lajmet nga Turqia për pasojat e tërmetit 6.8 shkallësh të Rihterit, që goditi qytetin lindor Elazig, në orën 20:55 minuta.

Autoritetet turke raportuan për katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet në disa ndërtesa të dëmtuara në zonën e prekur.

Shpreh ngushëllime të thella familjeve dhe popullit mik turk për viktimat, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë.”

Së fundmi, ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka rikujtuar edhe ndihmat e solidaritetin e Turqisë ndaj vendit tonë për tërmetin e 26 nëntorit.

Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan ministrja Xhaçka.

Shpërndaje
Share.

Komento