Skip to content
Rajoni

Tërmeti në Turqi/ Ish-deputeti shqiptar: Jemi në panik, pallatet janë shembur

· 1 min lexim

Një tërmet i rëndë ka goditur ditën e sotme Turqinë dhe Greqinë, magnituda ka qenë 7.0 e shkallës rihter. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Ish-deputeti me origjinë shqiptare, Rifat Sait ka folur për situatën e krijuar.

Jemi në panik. Pallatet që janë shembur. Krejt Izmiri është jashtë. Krejt Izmiri është panik. Në rrugë ka ambulanca. Njerëzit po ikin, nuk duan të futen ë shtëpi. Të gjithë janë në panik dhe të nervozuar. Shumë keq është bërë. Në Bajrakli dhe Bërnova ka shtëpi të vjetra”, – tha ai.

Deri më tani në Turqi raportohen 12 të vdekur dhe 607 të plagosur.

/GazetaReforma.com/