Skip to content
Të Gjitha

Tërmeti godet përsëri/ Mësohet epiqendra dhe magnituda e lëkundjeve

· 1 min lexim

Tërmetet në vendin tonë janë duke ndodhur me frekuenca të shpeshta edhe pse deri më sot fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Përsëri një tërmet ka lëkundur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

IGJEUM ka regjistruar lëkundjet dhe bën me dije vendin eksakt ku ka qenë epiqendra e tërmetit dhe bëhet fjalë për 8 km në Perëndim të Leskovikut.

Magnituda ka qenë e vogël, vetëm 1.8 ballë dhe kjo nuk ka shkaktuar asnjë dëm, përveç një tronditjeje të lehtë.

Të dhënat

Data: 12/04/2019

Ora: 00:44:59

M=1.8

Place: 8 Km P Leskovik

40.16° N, 20.51° E

Thellësia: 26 KM