fbpx

Tërmet Peçi i drejtohet Ramës me fjalën “komandant”, socialistët vijnë me batuta nga Tepelena (Video)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e  sotme po zhvillon një takim elektoral për zgjedhjet e 25 prillit në Tepelenë, ku prezantoi dhe kandidatin për deputet në qarkun e Gjirokastrës. Batutat nuk munguan dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi . iu drejtua kreut të qeverisë me fjalët komandant.

“Këto punët që i kemi lënë, dhe thotë mirë komandanti, ato çka kemi bërë i kemi bërë, ato çka s’kemi bërë kërkojmë ndjesë. Thashë që politikën e madhe nuk e bëj dot unë, me gjithë problemet që ka pasur qeveria dhe komandanti. Mendoj që pas 25-ës na del një detyrë, ne votojmë PS-në dhe Edi Ramën, Edi Rama siç e ka dashur, dhe e do në shpirt e në zemër Tepelenën nuk ka për t’i thënë jo zhvillimit dhe progresit të Tepelenës”, tha Peçi.

Pas kryebashkiakut fjalën e mori ish-ministrja Mirela Kumbaro, e cila tha se: “Mandati i tretë do të jetë spektakolar për Tepelenën, publiçitar po të doni siç thotë Tërmeti”.  Kujtojmë se gjatë fjalës së mbajtur në Tepelenë kryeministri i vendit Edi Rama u ndal edhe tek ngjarja që ndodhi në aeroportin  e Rinasit, ku kontrolluesit e kompanisë,  AlbControll pezulluan punën dhe për këtë arsye në orët e para të mëngjesit u anuluan dy fluturime. Kryeministri i vendit nga Tepelena bëri edhe një herë tjetër fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin e vendit Ilir Meta si organizatorët e pezullimit.

Shpërndaje
Share.

Komento