Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet “shkundin” Kretën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet i fuqishëm ka rënë mëngjesin e sotëm në Kretë të Greqisë. Ditët e fundit, shteti fqinj është tronditur nga disa lëkundje tërmetesh të njëpasnjëshme, ku të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale.

Lëkundjet e sotme 5.3 Rihter janë regjistruar në orën 7:39 të mëngjesit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 31 kilometra në juglindje të Heraklionit dhe thellësia është në 170 kilometra. Sipas guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm në njerëz.

Ditën e djeshme, epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Jon dhe se tërmeti ka qenë i forcës 4.5 ballë.

Shpërndaje
Share.

Komento