Skip to content
Kryesore

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra

· 1 min lexim

Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi herët në mëngjesin e sotëm veriun e ishullit Evia, rreth orës 02:52.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Gjeodinamik, epiqendra ndodhej 3 kilometra në lindje të zonës së Prokopit, ndërsa thellësia fokale u mat në 14.4 kilometra.

Pas lëkundjes kryesore, u regjistruan edhe tre pasgoditje të lehta, me magnitudë që varionte nga 1.6 deri në 2.0 të shkallës Rihter. Tërmeti u ndje në disa zona përreth, përfshirë Athinën dhe rajonin e Ftiotidës.