Skip to content
Të Gjitha

Tërhiqet UBT/ Rektorati: Shkolla është vepër e mirëpritur dhe domosdoshmëri për komunitetin

· 2 min lexim

Protesta e cila vazhdon tashmë prej disa ditësh në Universitetin Bujqësor, e cila ka nxjerrë studentë dhe pedagogë të mbrojnë tokën të cilën e përdornin si fidanishte, duket se nuk do të vazhdojë më.

Ditën e sotme ka qenë Rektorati i Universitetit Bujqësor që ka dalë në një deklaratë duke thënë se ndërtimi i shkollës është një domosdoshmëri për komunitetin, ndaj nuk do të ketë më rezistencë.

Senati Akademik i UBT-së ka dalë me nje deklaratë për mediat ku ka thënë se pikërisht këto të fundit nuk kanë qenë të sakta në raportimin e tyre.

Rektorati nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të një shkolle që do t’ju vijë në ndihmë komunitetit dhe ajo është një vepër e mirëpritur.

“Jemi të bindur se ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri për komunitetin dhe Senati Akademik, megjithëse kjo sjell një ndarje të kampusit të universitetit, mbështet çdo nevojë të komunitetit. Shkolla është vepër e mirëpritur. Takimet e ditëve të fundit qartësuan marrëdhëniet juridike dhe procedurale. Senati mbështet unanimisht marrëveshjen e lidhur mes UBT-së, ministrisë dhe bashkisë së Tiranës për paktin për universitetin”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e UBT.