Skip to content
Aktualitet

“Tërhiq  padinë, ose të vramë”, arrestohen 3 të rinj në Rrëshen

· 1 min lexim

Policia e Mirditës ka arrestuar tre të rinj, të cilët ishin shpallur në kërkim prej disa ditësh. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tre djemtë e rinj kanë goditur me sende të forta një 43-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur motive të dobta, e ndërsa djemtë nuk e kanë lënë me kaq sherrin.

Po në datën 4 korrik 2019, ata kanë dëmtuar me dashje edhe mjetin e një tjetër shtetasi. Shtetasi K. D., banues në Rrëshen kishte bërë denoncim për ngjarjen. Disa ditë më pas ata e kishin kërcënuar me jetë 31-vjeçarin nëse nuk tërhiqte kallëzimin penal e bërë për ta.

Në pranga kanë rënë shtetasit  K.B., 24 vjeç;Gj.B., 24 vjeç dhe D.P., 20 vjeç, banues në Mirditë.

Në datën 4 korrik 2019, në qytetin e Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43-vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet janë referuar në Prokurorinë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.