Skip to content
Të Gjitha

“Tërbohen” krushqit, tre persona rrahin dhëndrrin dhe vëllain e tij

· 1 min lexim

Një rast dhune në familje është regjistruar në Durrës.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë shtetasit: I. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, të cilët akuzohen për “dhunë në familje”.

Mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.