Tentuan t’i shpëtonin policisë duke bërë marifetin qesharak! Arrestohen dy shqiptarët e përfshirë në trafik droge dhe prostitucion

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas një raporti mbi situatën kriminale në Itali për 2019 rezultoi se grupet kriminale shqiptare janë ndër më aktivet në vendet e huaja, ndërsa Shqipëria cilësohet si vend tranzit i heroinës nga Azia Qendrore dhe Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

Krimi i organizuar shqiptar është shtrirë thuajse në të gjithë Italinë dhe bandat shqiptare janë kthyer në një urë lidhëse për disa grupe mafioze italiane sa i përket furnizimit me drogë.

Lexo: Mafia shqiptare ndër më të rrezikshmet në nivel ndërkombëtar! Shqipëria vend tranzit i heroinës

Kjo situatë duket se do vazhdojë gjatë pasi pothuasje çdo ditë raportohet për shqiptarë të përfshirë në botën e krimit italian.

Së fundmi, mediat fqinje raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për drogë dhe prostitucion.

Ata kishin ardhur me tren nga Mynihu në Bolonja dhe sapo kanë vënë re karabinierët janë shtirur sikur po flinin, por ky truk rezultoi pa sukses.

Policia i ka kapur dhe sipas hetimeve njëri prej tyre ishte i përfshirë në trafik droge dhe në një rrjet prostitucioni, ndërsa i dyti kërkohej për disa krime të kryera në Itali para vitit 2013, për të cilët ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg si dhe me një gjobë 20,000 euro.

Identitetet e tyre nuk janë bërë me dije ende, por pas arrestimit njëri u dërgua në burg në Bolzano, tjetri iu dorëzua policisë austriake.

Shpërndaje
Share.

Komento