Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentuan të kalonin 10kg lëndë narkotike në Greqi, arrestohen katër persona

10:40 29/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi po tentonin që të kalonin një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në drejtim të Greqisë. Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina”, janë arrestuar shtetasit A. S.(Gj.), 30 vjeç, P. L., 40 vjeç dhe M. Xh., 61 vjeç, të cilët tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugina”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë, shërbimet e Frontex-it dhe SHÇBA Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar në provat e grumbulluara, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, falë dhe koordinimit të veprimeve me shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.S.(Gj.), 30 vjeç, P. L., 40 vjeç dhe M. Xh., 61 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”;   L. D., 24 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar).

Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: lende narkotikepolicia

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Xhafaj dhe Rakipi drejt fitores/ Nuk pyesin për renditjen, kush janë dy deputetët që rrezikojnë

Xhafaj dhe Rakipi drejt fitores/ Nuk pyesin për renditjen, kush janë dy deputetët që rrezikojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.