Skip to content
Të Gjitha

Tenton të presë damarët në qendër të Tiranës, 30 vjeçarja niset me urgjencë në spital (DETAJE)

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Tiranës, ku një shtetase 30-vjeçare, ende e pa identifikuar ka tentuar të dëmtojë veten e saj duke i prerë damarët në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Shtetësja ende e paidentifikuar, është ndihmuar nga kalimtarët dhe është dërguar menjëherë në spital dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe,  dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.