Skip to content
Të Gjitha

Tenton të grabisë dyqanin, mësuesi 45-vjeçar godet shitësen me çekiç në kokë

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 maji” në Elbasan, një 45-vjeçar ka tentuar të grabisë një dyqan.

Pasi hasi në rezistencën e shitëses. Olti Caroshi e ka goditur atë me çekiç në kokë, shkruan “Faxweb”.

Menjëherë ka ndërhyrë babai i vajzës, i cili është përleshur me autorin.

Më tej fqinjët morën vajzën dhe e dërguan në spital.

Në momentin që 45-vjeçari kishte shkuar në dyqan, 20-vjeçarja Anxhela Panxhi e kishte pyetur se çfarë dëshiron të blejë.

Në këtë moment Caroshi e ka qëlluar me çekiç në kokë.

Ka dyshime se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, por pavarësisht kësaj punonte si mësues në Njësinë Administrative Papër.

Mëngjesin e sotëm, blutë e Elbasanit kanë bërë të mundur edhe arrestimin e tij.