Altjon Sulejmanaj, djali i cili i vuri flakën banesës ku ndodheshin dy prindërit e tij rezulton me probleme mendore.
Gjykata e Fierit ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik.
Sulejmanaj akuzohet për tri vepra penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare,” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje,” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”
Para dy vite më parë ai kishte tentuar të digjte një lokal në të njëjtën zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.