Tentoi të korruptonte zyrtarin me 20 euro, shqiptari e pëson keq

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shtetas shqiptar është dënuar në Maltë, pas tentativave për të korruptuar një zyrtar.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 24-vjeçarin E. Hushi, shkruan “abcnews”.

Ky i fundit pranoi se kishte futur 20 euro brenda pasaportës së të vëllait.

Më pas pasaportën me gjithë paratë ai do t’ja jeptë një zyrtari për emigracionin.

Avokati i shqiptarit tregoi, se atë e zuri paniku kur punonjësi për emigracionin mori në pyetje të vëllanë e tij.

Ndërkohë prokurori ka sqaruar se shqiptari kishte frikë, se mos vëllanë e tij nuk do ta linin të hynte në Maltë.

Shqiptar pranoi akuzat dhe u dënua me 6 muaj burg.

Shpërndaje
Share.

Komento