Tentoi të grabiste hotelin në Sarandë, arrestohet 46-vjeçari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Sarandës, ditën e sotme ka arrestuar një 46-vjeçar. Ky i fundit ka tentuar të grabiste dhomat e hotelit në Ksamil, i cili është në pronësi të shtetasit L. M.

Ai u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Sarandës dhe do të dalë para gjyqit për ‘’vjedhje të mbetur në tentativë’’.

Njoftimi i policisë:

Sarandë, arrestohet nga Policia për “Vjedhje të mbetur në tentativë” shtetasi Dh.P., 46 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë dhomat e një hoteli në Ksamil, në pronësi të shtetasit L.M.

Shpërndaje
Share.

Komento