Skip to content
Të Gjitha

Tentoi të fuste drogë në burg për të vëllain, arrestohet 29-vjeçari në Kavajë

· 2 min lexim

Një 29-vjeçar është arrestuar në Kavajë. Ai ka tentuar të fuste drogë brenda në burgun e Kavajës. I riu kishte shkuar në burg për të vizituar vëllain e tij, ku i kishte çuar edhe veshje.

Brenda veshjeve kishte fshehur edhe lëndën narkotike për vëllain e burgosur.

29-vjeçari E. B., banues në Durrës është arrestuar pas kontrollit që i ka bërë policia, ku i ka gjetur edhe lëndën narkotike të fshehur midis rrobave që do ja jepte vëllait të tij të burgosur.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP,
arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

  1. B.,29 vjeç banues në Durrës.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”