Skip to content
Të Gjitha

Tentoi të arratisej drejt Kanadasë, por u arrestua\ Turqia kërkon ekstradimin e ‘gylinistit’

· 1 min lexim

Harun Çelik, 42 vjeçari me nënshtetësi turke, është arrestuar në muajin korrik në aeroportin e Rinasit teksa tentonte që të kalonte me vizë të falsifikuar drej Kanadasë.

Ndaj tij u vendos masa “arrest me burg”, për t’u liruar tashmë pas më shumë se 5 muajsh burgim.

Ai akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen.

Kështu, shteti turk ka kërkuar ekstradimin e tij.

Sipas Top Channel, ai ndodhej pak më parë në Laprakë në ‘Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit’, ndërsa në këto momente bëhet me dije se e kanë nisur drejt aeroportit, ku në 20:30 do të depërtohet.

Fethulla Gyleni akuzohet për grushtin e shtetit ndaj presidentit Recep Tajip Erdogan.