Skip to content
Bota

Tentimi për herë të 20-të, çfarë pritet sot nga seanca konstituive

· 1 min lexim

Për të njëzetën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sot të konstituojnë legjislaturën e re.

Seanca është planifikuar të nisë në orën 11:00, pas një sërë mbledhjesh të dështuara që kanë zvarritur krijimin e institucioneve për javë me radhë.

Përpjekja e fundit ndodhi të mërkurën, por dështoi sërish. Komisioni për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme vetëm 54 deputetë votuan pro, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim çka nuk mjaftoi për të kaluar propozimin dhe zhbllokuar procesin.

Seanca e sotme është thirrur nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili, sipas procedurës, drejton punimet derisa të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe të ngrihen strukturat drejtuese.

Bllokada e vazhdueshme e ka lënë vendin pa institucione funksionale, duke shtuar presionin politik për një zgjidhje.