Skip to content
Aktualitet

Tenderi për projektimin e Teatrit Kombëtar, fitojnë kompanitë që ofruan më shumë. Skualifikohen ato që…

· 1 min lexim

Janë shpallur fituese kompanitë “A&E Enginnering” dhe “FM Ingengeria SPA”, ato që fituan garën për studimin-projektimin e Teatrit Kombëtar.

Për këtë prokurim publik, u paraqitën dy oferta, me fond limit nga Qeveria projektin 60 milionë e 317 mijë lekë të reja pa TVSH. Operatorët fitues kishin ofruar 60 milionë e 300 mijë lekë, vetëm 17 mijë lekë më pak nga fondi limit.

Ndërkohë, bashkimi operatorëve ekonomik që nuk fituan kishin ofruar për projektin 55 milionë e 635 mijë lekë, por u vlerësuan me më pak pikë nga Komisioni.

Tashmë dy operatorët fitues kanë 30 ditë afat që të paraqesin sigurimin e kontratës, dhe të nisin punën duke bërë detajimet teknike mbi projektin e arkitektit danez, Bjarke Ingels.

Ndërkohë që tenderi i hapur nga bashkia e Tiranës për studim-projektimin u kontestua nga kompania Gjeo-Konsult pranë Komisionit të Prokurorimit Publik.

Por Komisioni e hodhi poshtë ankesën me argumentin se nuk ishin respektuar afatet ligjore për ankimim, duke i hapur rrugën Bashkisë së Tiranë për të zgjedhur kompaninë fituese në mënyrë që të nisin edhe punimet.

/GazetaReforma.com/