Skip to content
Vëndi

Temperaturat e ulëta/ Zbardhet Vermoshi, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

· 2 min lexim

Për shkak të masave ajrore të ftohta që kanë përfshirë vendin, Vermoshi është zbardhur nga reshjet e dëborës.

Mësohet se reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës me një intenstitet të ulët, ndërsa sot mëngjesi i ka gjetur rrugët nacionale të zonës të mbuluara me dëborë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se po punohet për pastrimin e dëborës nga rruga dhe gjithashtu po kriposen rrugët përtë evidentuar ngricat.

 

Në njoftimin e saj, ARRSH bën thirrje që drejtuesit e mjeteve që lëvizin drejt asaj zone, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, po ashtu të bëjnë kujdes edhe me shpejtësinë.

 

“Gjatë natës janë kthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë.

 

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.