Skip to content
Kryesore

Temperatura përvëluese, raportohet viktima e parë në Shqipëri si pasojë e të nxehtit

· 1 min lexim

Temperaturat e larta që janë prezente prej më shumë se një jave në vendin tonë, kanë shkaktuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar në Memaliaj, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, dyshohet si pasojë e temperaturave të larta. 72-vjeçari me iniciale S.M., është gjendur i pajete nga të afërmit e tij në një parcelë të mbjellë.

Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, i moshuari nuk kishte shenja dhune që të mund të dyshohej për ndonjë vrasje, por konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasojë e temperaturave dhe të nxehtit saharian që vijon prej më shumë se një jave në vendin tonë.

Mjekët apelojnë që moshat e treta, por edhe personat me sëmundje kronike, të shmangin ekspozimin në diell gjatë këtyre ditëve.