Teknologjia me shpikjen më të re, shpiket maska që “vret” koronavirusin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inxhinierët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçuset (MIT) kanë ideuar dhe realizuar një maskë që filtron dhe çaktivizon koronavirusin, duke zvogëluar rrezikun e infektimit.

Sipas Sci-Tech Daily, maska është e ripërdorshme dhe përfshin një rrjetë bakri të nxehtë, e cila funksionon me një bateri.

Rrjeta dhe temperaturat e larta shpërbëjnë grimcat virale të virusit, ndërsa ajri qarkullon normalisht për personin që mban maskën.

“Ky është një koncept krejtësisht i ri. Kjo maskë nuk e bllokon virusin, në të vërtetë. Ajo lejon që virusi të kalojë nëpër maskë, por ngadalëson ndjeshëm dhe e inaktivizon atë”,- tha Michael Strano, një nga profesorët e MIT.

Strano vuri në dukje se maskat që njerëzit mbajnë tani i mbrojnë ata nga infektimi, por askush në të vërtetë nuk mendon për çaktivizimin e virusit dhe sterilizimin e ajrit.

Studiuesit po planifikojnë të fillojnë testimin për maskat shumë shpejt, pasi ato tashmë kanë filluar ndërtimin e prototipave./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento