“Ajo nuk është Melania”, riaktivizohen teoritë konspirative për bashkëshorten e Trump

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump është vënë sërish në vëmendjen e mediave.

Një foto e bashkëshortes së Donald Trump, që duket e relaksuar dhe e qeshur në bordin e ‘Marine One’ i ka hedhur benzinë një teorie konspirative.

Janë të shumtë ata që dyshojnë se Presidenti Trump ka marrë me vete në fushatë një grua tjetër, që nuk është Zonja e Parë.

Rrjetet sociale janë mbushur plot me fotot e Melanias së buzëqeshur në bordin e avionit, duke rritur dyshimet se ajo është thjeshtë një figurante.

Teoria se Shtëpia e Bardhë përdor një sozi në vend të Melania Trump ka ekzistuar që prej vitit 2017.

Foto e shkrepur këtë të dielë, e riktheu këtë teori që deri më tani është hedhur poshtë nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento