Të tjerë persona të infektuar nga COVID-19 në Kosovë, vetëm 1 viktimë deri tani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i të infektuarve nga Coronavirusi është rritur sërish në Kosovë, pasi tetë persona të tjerë në 24 orët e fundit kanë dalë pozitivë në testin e COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili bëri me dije se në total janë testuar 34 persona.

Sipas institutit, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Kështu, në total numri i personave të prekur nga COVID-19 është 71 persona, teksa më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga Coronavirusi.

Më 13 mars Kosova u prek nga COVID-19, pasi u konfirmuan zyrtarisht dy të infektuar me Coronavirus dhe tashmë janë 31 të infektuar të cilët ndodhen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, teksa janë ndaluar hyrje-daljet për të gjithë qytetarët në komunat e Klinës dhe Vitisë, ku u shënuan dy rastet e para.

Ndërkohë, është vendosur mbyllja e institucioneve arsimore deri më 27 mars, pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore dhe pezullimi i të gjitha aktivitetet publike.

Po ashtu është ndërprerë edhe transportit ndërurban dhe janë mbyllur kufijtë tokësor për të gjithë ata që hynë në Kosovë, ndërsa janë mbyllur të gjitha lokalet, baret e qendrat tregtare, ku përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Kurti ka pezulluar përkohësisht të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin “Adem Jashari”, ku përjashtim bëjnë vetëm fluturimet ushtarake apo medicinale.

Shpërndaje
Share.

Komento